Top News – Parisi e Barcelona lodhen me turmat / Berlini kërkon turistët: Kemi vend plot
21/08/2025 15:11

Ndërsa shumë qytete të Evropës jugore janë lodhur nga turistët, Berlini po e paraqet veten si një antidot ndaj turmave, ndërsa valët e nxehtësisë përvëluese dhe protestat kundër turizmit po shkaktojnë probleme diku tjetër. Kryeqyteti gjerman po promovon skenën e tij të artit, pallatet prusiane dhe klubet e famshme të teknos për të nxitur një sektor turizmi që ka mbetur prapa në krahasim me bumin e pas pandemisë që u pa në pjesë të tjera të Evropës. "Ne vërtet nuk kemi problem me turizmin masiv", thotë Christian Taenzler, zëdhënës i bordit të turizmit VisitBerlin. "Qyteti është i madh dhe njerëzit janë të shpërndarë. Sidomos në verë, kur berlinezët janë larg, ka mjaft hapësirë", shton ai. Berlini, shtëpi e rreth 4 milionë njerëzve, tërhoqi 5.9 milionë vizitorë në gjysmën e parë të vitit sipas zyrës së statistikave. Kjo shënon një rënie prej 1.8% krahasuar me një vit më parë. Mbushja e hoteleve ishte mesatarisht 52.8% gjatë së njëjtës periudhë, duke mbetur pas 65%-shit të Madridit dhe 79%-shit në Paris, qytete ku turizmi është rimëkëmbur më shpejt. Në vitin 2019, para pandemisë, Berlini tërhoqi gati 14 milionë turistë. Turizmi gjeneroi 4.6% të prodhimit të brendshëm bruto të Berlinit në vitin 2023. Në krahasim, turizmi përbën afërsisht 14% të ekonomisë lokale në Paris dhe Romë, dhe 8% në Madrid. Sidoqoftë, disa borde turistike shpresojnë se trendet e klimës do ta zhvendosin kërkesën drejt veriut në vitet që vijnë. Një studim i Qendrës së Përbashkët të Kërkimit të Komisionit Evropian zbuloi se valët e të nxehtit po i bëjnë destinacionet jugore më pak tërheqëse në kulmin e verës. Berlini, ku temperatura maksimale e verës është rreth 25 gradë celcius, duhet të tërheqë turistët që kërkojnë klima më të freskëta. Por gjithcka mbetet për tu parë.

Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14