Policia e Shtetit njofton se janë asgjesuar në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë 4165 bimë narkotike. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpet e Pastra”, në qarkun Shkodër u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra. Gjithashtu në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar "Imazhi" u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat në Mirditë.