Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit. Shërbimet policore organizuan punën dhe arrestuan 45 vjeçarin A.K, pasi iu gjetën 4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive; 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil; 3 kapsolla të lidhura me fitil; 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.