Një tjetër ngjarje e cila mund të kishte pasoja kriminale u parandalua nga shërbimet policore në Rrëshen, për pasojë një person u vendos në pranga. Arili Kalija u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Safe City 2”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia gjeti 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive, me 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil me 3 kapsolla të lidhura me fitil dhe me 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.