Policia ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e dy ngjarjeve kriminale. Uniformat blu të Elbasanit, kanë vënë në pranga autorin e një plagosje të ndodhur të enjten, në lagjen Shënkoll, të qytetit. Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari me iniciale Xh.S., I cili ka plagosur me thikë për motive të dobëta, një 67-vjeçar. I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.