Kancelari gjerman Olaf Scholz komentoi vendimin e NATOS për të përforcuar kufirin e vet lindor, duke thënë se kjo lëvizje synon të frenojë Rusinë. Nga forumi Ekonomik Gjerman, ku mori pjesë edhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, Scholz u shpreh se NATO do jetë në gatishmëri të mbrojë veten, nëse do jetë e nevojshme. Ai po ashtu shtoi se Gjermania ka luajtur rol udhëheqës në praninë e NATO-s në vendet e baltikut në kufi me Rusinë tash e një dekadë.