Tenderat dhe çështjet fiskale të lidhura me sektorin energjitik përbëjnë rrezik për ekonominë shqiptare. Në këtë përfundim ka dalë Banka Botërore, e cila duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm parashikon se risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin do të mbeten të larta.