Paga mesatare arriti në 70.5 mijë lekë në vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke u rritur me 14% krahasuar me një vit më parë. Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Në vitin 2023, u paguan me 68 mijë lekë, 6% më pak sesa paga e meshkujve. Sakaq, meshkujt u paguan 14% më shumë se një vit më parë, me 73 mijë lekë mesatarisht në muaj.