Top News – Para të pista në llogari bankare! Ligji hyn në fuqi, urdhër i ri për bankat
16/01/2021 18:58

Ligji i ri për regjistrin e llogarive bankare është botuar të mërkurën në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi në fund të muajit janar. Ligji ka si qëllim krijimin për herë të parë të një regjistri qendror të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit, regjistri do të krijohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Informacioni i ruajtur në regjistër do të jetë konfidencial dhe i padisponueshëm për publikun e gjerë. Ligji përcakton se të dhënat e mbajtura në regjistër përbëjnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar e ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to. Ato gjithashtu përjashtohen nga dispozitat e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit. Regjistri elektronik në fjalë, megjithatë, nuk do të përmbajë të dhëna për gjendjen e llogarive, por do të funksionojë vetëm si listë e llogarive bankare që zotëron çdo person apo subjekt. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të ketë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, ndërsa subjekteve të tjera të interesuara u garantohet e drejta e aksesit vetëm për ato të dhëna të regjistrit që janë të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre funksionale. Në këto institucione përfshihen Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Niveli i aksesimit për institucionet e tjera do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave. Subjektet e tjera, si shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat, institucionet financiare apo çdo autoritet publik tjetër, që legjislacioni i posaçëm i jep të drejtën për të pasur informacion në regjistër, nuk do të kenë akses direkt, por mund të marrin informacion vetëm duke paraqitur një kërkesë të argumentuar pranë Drejtorisë e Përgjithshme të Tatimeve. Me ligjin e ri, bankat duhet të krijojnë dhe të administrojnë sisteme që sigurojnë raportimin e të dhënave në regjistër, në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar dhe të raportojnë brenda 72 orëve.

Top Channel/ 1 mijë euro për tendën, SPAK godet IMT Tiranë, arrestohen zyrtarët
27/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse
27/08 21:05
Top News- Aksioni nga SPAK, reagon për herë të parë IMT, çfarë thotë për rastin
27/08 20:59
Top Channel/ Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës
27/08 19:53
Top News- Arrestohen punonjësit e IMT, presion ndaj bizneseve për para. Aksioni nga SPAK
27/08 19:49
Top Channel/ “Na lekët të mos heqim tendën”! Arrestohen dy punonjës të IMT, akuzohen për korrupsion
27/08 19:48
Top News- Zjarrfikësit pa mjete në Devoll, shuajnë flakët me mjete rrethanore
27/08 17:09
Top News- ‘SPAK intimidoi Braimllarin’ / PL-Meta, asnjë mundësi të shantazhojë dëshmitarët
27/08 16:42
Top Channel/ Situatë e vështirë me zjarret në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore
27/08 16:25
Top News- Pesë shkolla të reja në Tiranë/ Hapen për nxënësit bashkë me vitin e ri shkollor
27/08 15:39
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Kallmin! Dikur durrsakët e ruanin si sekret, sot atraksion turistik
27/08 15:22
Top Channel/ Shtohen pagesat me kartë, Banka e Shqipërisë: Janë paguar 48,3 miliardë lekë
27/08 15:18
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione.
27/08 15:13
Top News- Açka del kundër Bardhit/ Ish bashkëpunëtorja e tij propozon Boçin si kryetar grupi
27/08 15:07
Top Channel/ Ndërtoi pa leje një kompleks me vila në Kepin e Rodonit, arrestohet kryeinspektori
27/08 15:06
Top Channel/ Tre ditë luftë në pyllin e Poros! Vlorë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
27/08 14:56
Top Channel/ Rama dekoron zjarrfikësit! Kryeministri sulmon gjykatësit: U bënë palë me zjarrvënësit
27/08 14:55
Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08 14:53
Top News- I dehur u mori jetën dy motrave/ Gjykata e Sarandës lë në arrest me burg 23-vjeçarin
27/08 14:29
Top News- Riaktivizohen flakët në Vlorë/ Shkrumbohen sipërfaqe me pisha prej tre ditësh
27/08 14:19