Të njëjtat rrugë, para dhe pas tërmetit. Janë këto pamjet që ka publikuar një shtetas turk në rrjetet sociale dhe që tregojnë më së miri ashpërsinë e tërmetit që tronditi vendin më 6 shkurt të këtij viti. Shtetasi Nimetullah Yillmaz kishte filmuar para tërmetit shkatërrimtar, rrugët e qytetit Iskënderun, i ndodhur në brigjet mesdhetare të Turqisë, në provincën e Hatayas, një nga më të goditurat mëngjesin e 6 shkurtit.