Presidenti ukrainas volodymir Zelenski pati një bisedë telefonike me Princin e Kurorës dhe njëherësh kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al-Saud, teksa temë diskutimi ishte pikërisht rruga drejt paqes me Rusinë. Sipas një deklarate nga Zyra e Presidentit, liderët diskutuan bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Ukrainës dhe Arabisë Saudite, në vazhdën e një dialogu të filluar në gusht në bisedimet e paqes në Jeddah.