Një javë pas vendimit të grupit parlamentar të drejtuar nga Alibeaj, për të mandatuar Gazment Bardhin për të biseduar me deputetët e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha për zgjedhjet lokale, është caktuar edhe data për takimin e parë. Burime bëjnë me dije se kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, si përfaqësues i PD të drejtuar nga Berisha dhe Gazment Bardhi do të takohen të martën e 18 tetorit.