Presidenti rus, Vladimir Putin i tha rusëve se paqe me ukrainën do të ketë vetëm kur Moska të ketë arritur objektivat e saj. Në të parën konferencë të madhe për shtyp, që kur nisi pushtimin e ukrainës në shkurt të 2022, Putin foli për Ukrainën, perëndimin dhe ekonominë e vendit... Ai kombinoi lidhjen e tij direkte në telefon me qytetarë rusë dhe një audiencë gazetarësh në sallë. Ky është në fakt një event i përvitshëm që mbahet në kremlin, por që vitin e kaluar u anulua. Pjesa më e madhe e eventit maratonë, u fokusua tek ajo që Putin e quan ‘operacion i posacëm ushtarak në Ukrainë”. Komentet e para të tij, kishin të bënin me rëndësinë e sovranitetit të rusisë.