Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Papa Françesku do të duhet t’i kalojë disa ditë në një spital në Romë, ka bërë të ditur Vatikani. Në deklaratën e publikuar nga Vatikani thuhet se 86-vjeçari kishte pasur vështirësi në frymëmarrje gjatë ditëve të fundit, por se nuk ka COVID-19. Më tutje, në deklaratë thuhej se ai ka nevojë për “disa ditë terapi adekuate mjekësore spitalore”. “Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjet”, thuhet në deklaratë.