Papa Francesku tha të shtunën se ai po mendonte të bënte një udhëtim në kryeqytetin ukrainas, Kiev. I pyetur nga një gazetar në avionin që e dërgoi atë nga Roma në Maltë, nëse do ta pranonte një ftesë që i është bërë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, papa u përgjigj: Po, ekziston mundësia!