Ekipet shumëkombëshe në misionin më të madh kërkimor në Arktik, kanë qenë të përgatitur për probleme që variojnë nga sulmet e arinjve polarë e deri tek stuhitë e borës. Por, ata nuk e kishin imagjinuar kurrë, që një pandemi që do të përhapej në të gjithë globin, do të kërcënonte misionin e tyre. “Ne kemi shumë skenarë të ndryshëm dhe plane alternative”, thotë Markus Rex, që kryeson misionin Mosaic për AFP nga Spitsbergen, ishulli kryesor në arqipelagun Svalbard. “Por, një pandemi globale e kësaj shkalle, ishte diçka që ne nuk e prisnim. U desh të bënim plane të reja shumë shpejt”.