Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në Sauk në vendin e njohur si rreth rrotullimi, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe kush mund të jetë shënjestra. Hetuesit mësohet se kanë përjashtuar pistën e një sulmi të mundshëm ndaj bizneseve në afërsi dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur nga lart mbikalimit dhe nuk ka asnjë pamje kamerash sigurie që ta ketë filmuar.