Masat kufizuese të pandemisë globale patën efekte negative në bilancin e tregëtisë së jashtme të vendit tonë. Në raportin e publikuar së fundmi nga instituti i statistikave, vendi ynë ka eksportuar 25 miliardë lekë duke u ulur me 0.9 për qind në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që deficiti tregtar shënon një shifër prej 27 miliardë lekësh.