Ka startuar panairi i punës në Athinë. Më shumë se 70 kompani shqiptare kanë marrë pjesë në panairin e punës që zhvillohet në Athinë. Për herë të parë ky event u organizua në një vend ku jetojnë mijëra shqiptarë. Sipas organizatorëve aktiviteti u konceptua në mënyrë të tillë që tju jepet mundësia kompanive shqiptare të kërkojnë dhe gjejnë fuqi punëtore mes mijëra emigrantëve që jetojnë në greqi. Gjatë këtij aktiviteti është i pranishëm edhe kryeminostri Edi Rama.