Kanë kaluar plot 3 javë nga e shtuna e 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi befasisht disa qytete izraelite dhe vrau më shumë se një mijë persona, teksa qindra të tjerë u morën peng. Që nga ajo ditë, Rripi I Gazës, enklava palestineze që është edhe baza e Hamasit, është shndërruar në një objektiv I bombardimeve të ushtrisë izraelite, që synon jo vetëm hakmarrjen, por edhe shkatërrimin e plotë të organizatës palestineze.