Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës. “Ne jemi shumë të shqetësuar për sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazën, përfshirë edhe jugun”, tha për gazetarët Ravina Shamdasani.