Univerisiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti Tor Vetgata i Romës dhe Universiteti "G. D'Annunzio" të Chieti-Pescara firmosën marrëveshjen tripalëshe për të bashkëpununuar në fushën e transplantit të organeve. E pranishme gjatë firmosjes së kësaj marrëveshje në Romë ishte edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e konsideroi si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.