Top News – Paketa antishpifje/ Soreca: Me rekomandimet e venecias
17/09/2020 21:26

Përmes një postimi në twitter ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me ligjin e anti-shpifjes. Soreca thekson se çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të bëhet në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Sipas ambasadorit te BE përveçse rekomandimeve të bëra nga Venecia, autoritetet shqiptare duhet të konsultohen me organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare. “Çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Autoritetet shqiptare janë zotuar që do të vazhdojnë të punojnë më këtë ligj duke i adresuar të gjitha çështjet e rekomanduara nga Venecia. Ne i kemi ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra nga mazhoranca ditën e djeshme ku theksuan se do t’i ndjekin rekomandimet dhe se do të zhvillojnë konsultimet me të gjitha palët. Ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare që të zhvillojnë konsultimet e duhura me çdo organizatë mediatike dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile duke marrë parasysh edhe rekomandimet e bëra nga organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet ne postimin e ambasadorit Soreca. Ai shton me tej se do te ndiqen ne vazhdim të gjitha zhvillimet e rendësishme për këtë ligj, në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Ditët e fundit ka pasur reagime nga shoqatat e gazetareve që kanë kundështuar nisjen e shqyrtimit të paketës antishpifje në komsionet parlamentare, draft që ishte kundershtuar më herët prej tyre. Edhe kreu i shtetit Ilir Meta përmes një reagimi gjatw fundjjavws ka kërkuar që të hiqet dorë nga miratimi paketës antishpifje në mungesë të transparëencës dhe pa përfshirë në të opinionin e komisionit të Venecias. sipas metës ligji qe po shqyrtiohet ne fshehtesi ka si qëllim të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00