Kompensimi i naftës për linjat e transportit publik do të jetë në fuqi deri në muajin tetor. Në mbledhjen e parë të qeverisë, pas pushimeve verore, ministrat e kabinetit miratuan zgjatjen e paketës antikrizë për transportin publik, teksa pritet që po i njëjti vendim të merret edhe për mbështetjen financiare ndaj pensionistëve.