Top News-Pak gjasa për fitore të shpejtë të Ukrainës/SHBA paralajmëron: Rusia ka ende fuqi ushtarake
17/11/2022 12:14

Gjenerali më i lartë i Shteteve të Bashkuara tha se gjasat për një fitore ushtarake të afërt dhe të plotë për Ukrainën janë të pakta, duke paralajmëruar se Rusia ka ende fuqi të konsiderueshme luftarake brenda Ukrainës, pavarësisht se ka pësuar zmbrapsje në fushën e betejës që kur filloi agresionin në shkurt. Ukraina është zotuar të vazhdojë presionin ndaj forcave ruse derisa të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar. Gjatë fundjavës, forcat ukrainase rimorën qytetin strategjik jugor të Khersonit - duke ngjallur optimizëm për perspektivat më të gjera ushtarake të Kievit. Megjithatë, gjenerali Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, bëri thirrje për kujdes. "Mundësia e një fitoreje ushtarake ukrainase së shpejti- e përcaktuar si dëbimi i rusëve nga e gjithë Ukraina përfshirë nga Krimeja – nga pikëpamja ushtarake, nuk është i lartë, ushtarakisht," tha gjeneral Milley në një konferencë shtypi në Pentagoni. "Politikisht, mund të ketë një zgjidhje politike rusët të tërhiqen politikisht. Kjo është e mundur," shtoi ai, duke thënë se Rusia "tani për tani është në pozitë të dobët." Gjenerali Milley shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën për t’u vetëmbrojtur për aq kohë sa të duhet, komente të cilave u bëri jehonë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin në të njëjtën konferencë shtypi. Gjenerali Milley dhe Sekretari i Mbrojtjes Austin folën me gazetarët pas një takimi virtual me dhjetëra ministra të mbrojtjes që po mbështesin ushtrinë e Ukrainës me miliarda dollarë në pajisje ushtarake, si dhe trajnime, këshillime dhe mbështetje zbulimi. "Ukraina do të vazhdojë të qëndrojë. Ukraina nuk do të tërhiqet," tha gjenerali Milley, duke shtuar se Ukraina ishte e lirë, "dhe do që të mbetet e lirë."

Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24