“6 mijë lekë një ditë burgu, ose pagesë me këste nëse nuk ke mundësi financiare për ta paguar”. Ky është propozimi që Ministria e Drejtësisë ka bërë për ndryshime në Kodin Penal, për të ‘nxjerrë në shitje’ ditët e burgut për të dënuarit për vepra penale të lehta. Sipas projektligjit të Kodit Penal të hedhur për diskutim thuhet: Pagimi i një dite burg në llogari të shtetit me 6 mije lekë dita mund të kryhet edhe me këste. Pagesa kundrejt lirisë parashikohet për vepra të lehta penale që gjykata mund t’i konvertojë në gjobë.