Pacientët e shtruar në spitalet COVID do të kenë mundësi tashmë të flasin me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre. Ky komunikim nuk do të jetë i mundur fizikisht por online përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.