Pa përfaqësues nga Kosova është mbyllur takimi informal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, i thirrur nga Edi Rama këtë të hënë në Tiranë. Rama shkruan në Facebook në përfundim të takimit: Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.