Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samirin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, megjithëse nuk ka pritshmëri të lartë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel, ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e bllokut. Samiti pritet t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat, ndërsa një vendim pritet edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.