Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar këtë të mërkurë, kundër afatit 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të tyre për t’u larguar nga hapësirat që shfrytëzon, ose në të kundërt duhet të fillojë me pagesat e qirasë. Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut funksionon në kuadër të universitetit që vepron brenda sistemit të Serbisë. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu ka deklaruar më herët se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar”, është bërë duke u bazuar në ligjet dhe procedurat në fuqi të Kosovës. Çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se bashkimi i tyre është I nevojshëm.