Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori pjesë të shtunën në një takim të Organizatës së Vendeve Turkfolëse në Azerbajxhan. Ditë më parë, Brukseli, vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kritikuan Orbanin, pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten.