Edhe pse Ligji për Komisionet Hetimore, I kundërshtuar ashpër nga opozita ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, kjo nuk I ka ndaluar demokratët që të marrin hapin e radhës. Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, Partia Demokratike nuk ka humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.