Top News – Operacioni ‘Platforma’/ Përfitoi 150 mln lekë ‘paga lufte’
29/12/2020 11:05

Njësia C e polivisë, e cila heton krimet kompjuterike ka zbuluar pas 6 muajsh hetime një krim, si pasojë e të cilit janë vjedhur më shumë se 150 milionë lekë të vjetra. Përmes operacionit policor të koduar "platforma", është arrestuar një 32 vjeccar, për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është Denis Trungu, që pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik". Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer ndalimin e shtetasit Denis Trungu. Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15 milionë e 533 mijë e 510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07 23:03
Top Channel/ Pas rezistencës së banorëve, IKMT prish banesën në Theth
14/07 22:28
Top News – Mbi 100 ndërtime. Bilanci i aksionit të shembjeve në Theth prek 40 biznese
14/07 22:26
Top News – Trafiku në Tiranë. Nis puna për evidentimin e pikave ‘të nxehta’
14/07 22:15
Top Channel/ Degradon përplasja në Theth! Banorët futen në banesë, s’lejojnë prishjen
14/07 21:57
Top Channel/ “Liridona tradhtoi”! Naim Murseli shpërthen në gjyq, përballje me vëllain e të ndjerës
14/07 21:48
Top Channel/ Tensionohet situata, përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth
14/07 21:45
Top News – Mbyllja e TikTok nuk uli dhunën. Raporti, rastet u rritën në katër muajt e parë të 2025
14/07 20:45
Top News – Bankers pasuroi të huajt. Drejtorët që erdhën me xhepa bosh dhe ikën milionerë
14/07 19:34
Top News – U shemben 70 biznese. Mbyllet aksioni i IKMT në Parkun e Thethit
14/07 18:48
Top News- Sekuestrohet Lamborghini në Fier, mjeti luksoz i mdoifikuar, dyshohet se u fut nga Dubai
14/07 16:54
Top News – Të rinjtë testohen për në Albpetrol. Balluku: Jemi përballur me mungesë inxhinierësh
14/07 16:53
Top Channel/“Verë e Portokalle” në Tiranë!Spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin Skënderbej
14/07 15:51
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top Channel/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses, për t’u zbatuar. Spiropali: Duhet të jenë më të qarta
14/07 15:47
Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07 15:46
Top Channel/Vrasja e Liridonës,vëllai në Gjykatë:“Naimin e gjetëm shtrirë, kishte porositur ushqim”!
14/07 15:46
Top News – Ballanca: Asnjë ankesë nga Thethi. Avokati i popullit, për shembjen e ndërtimeve la leje
14/07 15:43
Top Channel/ Berisha: Dëmshpërblime në Theth. Shembjet për të mbuluar farsën e 11 Majit
14/07 15:29
Top Channel/ Avokati i Popullit pret popullin: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët
14/07 15:26