Top News/ “Operacionet e errëta” të Izraelit / Një histori e gjatë “pajisjesh shpërthyese”
20/09/2024 15:41

Pasi qindra pager (pejxhera) shpërthyen njëkohësisht në të gjithë libanin, duke vrarë 12 persona e duke plagosur mijëra të tjerë, CNN raportoi se shpërthimet ishin rezultat i një operacioni të përbashkët midis shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad, dhe ushtrisë izraelite. Pothuajse saktësisht 24 orë më vonë, pajisjet radio që përdoreshin nga hezbollahu shpërthyen të mërkurën në të gjithë Libanin. Sulmet e dyshuara kundër grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani janë më të fundit në një seri operacionesh të fshehta që qeveria e Izraelit refuzon t'i pranojë, por që dyshohet se janë kryer nga operativë izraelitë. Historia e supozuar e vendosjes së eksplozivëve në pajisjet telekomunikuese nga izraeli shkon pas deri në vitin 1972, kur vendi hebre u hakmorr për vrasjen e 11 izraelitëve në lojërat olimpike të Mynihut, nga grupi militant palestinez Shtatori i Zi. Izraeli filloi atëherë Operacionin "Zemërimi i Zotit" dhe kaloi vite duke gjurmuar ata që ishin përfshirë në Masakrën e Mynihut. Mahmoud Hamshari, përfaqësuesi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Paris, ishte mes atyre që u vunë në shënjestër. Operativët e paidentifikuar hynë në shtëpinë e tij dhe i vendosën një bombë në telefon, përpara se një person tjetër, i prezantuar si gazetar italian, të organizonte një intervistë telefonike me Hamsharin. Kur ai hapi telefonin dhe u identifikua, bomba u aktivizua nga distanca. Në vitin 1996, Yahya Ayyash, prodhuesi i bombave të hamasit, u vra pasi telefoni i tij celular, i mbushur me 50- gramë eksploziv shpërtheu pranë kokës së tij. Ndërkohë, nga viti 2010, pesë shkencëtarë bërthamorë të iranit janë vrarë në atentate të ngjashme, ndërsa izraeli përpiqej të parandalonte kundërshtarin e tij më të madh që të shtinte në dorë bombën bërthamore. Ndërsa shumë nga këto atentate kanë një aspekt fantastiko-shkencor, ekspertët theksojnë se çdo operacion i këtij lloji kërkon nivele të larta të inteligjencës njerëzore, që ngre edhe pikëpyetje në lidhje me protokollet e sigurisë të kundërshtarëve të Izraelit.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39