Top News – Operacione tokësore në Venezuelë / Trump paralajmëron fillimin: Nga toka është më e lehtë
28/11/2025 11:52

Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprime tokësore ndaj trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela, tha presidenti amerikan, Donald Trump. “Ndoshta e keni vënë re se njerëzit nuk duan të dërgojnë ngarkesa përmes detit dhe ne do të nisim t’i ndalim ato edhe nga toka po ashtu. Toka është më e lehtë, ne do të fillojmë shumë shpejt”, tha Trump teksa po fliste përmes një lidhjeje video me anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan. Ende nuk ka një reagim nga Venezuela për këtë njoftim të udhëheqësit amerikan. Administrata Trump ka peshuar opsione të lidhura me Venezuelën për të luftuar atë që e ka paraqitur si rolin e Nicolas Maduros në furnizimin me droga të paligjshme që kanë vrarë amerikanët. Maduro ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me trafikun e paligjshëm të drogës. Forcat amerikane në rajon deri më tani janë përqendruar në operacione kundër narkotikëve, edhe pse fuqia e grumbulluar ushtarake është shumë më e madhe se ajo që nevojitet për këto operacione. Trupat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafikim të drogës në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor që nga shtatori, duke vrarë të paktën 83 persona. Raportimet për një veprim të ri janë shtuar javët e fundit, pasi ushtria amerikane dislokoi trupa në Karaibe në kohën e përkeqësimit të raporteve mes SHBA-së dhe Venezuelës.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB