Nënvariantet e Omicron BA.1 dhe BA.2 janë konfirmuar edhe në Shqipëri. Pas 10 ditësh, Instituti I Shëndetit Publik ka marrë përgjigjet nga laboratorët e referencës në Gjermani. Sipas ISHP-së, nga totali I 556 mostrave të analizuara, sundon variant BA.1 i Omicron, por kemi edhe prezencë në qarkullim të BA.2. Përpos këtyre dy varianteve të konfirmuara tashmë, një përqindje në qarkullim e zë edhe variant Delta.