Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, për Olta Xhaçkën. Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik. SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal dhe tashmë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simonin në seancën gjyqësore të se hënës, edhe Gjykata e Lartë vendosi po njësoj.