Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u paraqit këtë të mërkurë në SPAK. Deputetja e PS u fut në ambientet e prokurorisë së posaçme antikorrupsion pak minuta pasi u dili bashkëshorti I saj, Artan Gaçi. Xhaçka refuzoi të përgjigjej se përse ishte thirrur nga ana e prokurorëve. Burime për Top Channel bëjnë me dije se SPAK ka nisur një hetim të ri që lidhet me transferta të dyshuara parash në disa shtete.