Numri i ulët i prokurorëve dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore u renditen nga prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela si dy prej problematikave më të mëdha të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Kryeprokurori foli gjatë raportimit vjetor para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai tha se aktualisht numri i prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm është 198, nga 202 që ishte në vitin 2022, ndërkohë që 321 prokurorë duhen që të konsiderohet organika e plotë.