Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se kjo ishte hera e parë që Shqipëria ishte pjesë e Këshillit të Sigurimit. Duke u cilësuar Kosovën si një nga përparësitë e misionit të vendit tonë në këtë organ të rëndësishëm vendimarrës, ai u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të njihnin pavarësië e Kosovës. Rama tha se OKB nuk do të jetë kurrë e plotë pa Kosovën.