Operacioni Forca e Ligjit këtë të enjte ka “zbarkuar” në Krujë e Divjakë, ku iu ka kërkuar 5 personave që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Bëhet fjalë për Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku dhe Aldo Kobuzi. Përveç Bledar Çorajt, që është dënuar për trafikim narkotikësh, 4 personat e tjerë janë dënuar për terrorizëm.