Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka fluturuar drejt Kievit në një vizitë të paparalajmëruar, ndërsa pritet të takohet më zyrtarë të lartë të vendit, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba. Vizita e tij në Kiev, vjen në një kohë kur kundërofensuva ndaj Rusisë po zhvillohet me ritme të ngadalta. Nga ana tjetër, pak ditë më parë kreu i shtetit ukrainas shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake.