Top News – OBSH hap dritën jeshile/ Miraton vaksinën kineze sinovac
07/05/2021 22:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac. Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera. Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive. Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë miratuar tashmë vaksinën kineze. Por, miratimi nga OBSH-ja do të thotë se vaksina mund të përdoret edhe në programin global Covax, i cili synon të sigurojë rreth dy miliardë vaksina për vendet në zhvillim. Deri më tani, Covax ka shpërndarë rreth 50 milionë doza vaksinash, 24,000 prej tyre (AstraZeneca) edhe në Kosovë. Një nga avantazhet kryesore të vaksinës Sinovac është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 - 8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze AztraZeneca. Ndërsa vaksina e prodhuesit amerikano-gjerman Pfizer duhet të ruhet në temperatura ekstremisht të ftohta: -70 gradë Celsius.Testimet e vaksinës Sinovac në Brazil kanë treguar se efikasiteti i saj është 50.4 për qind - pak mbi pragun 50%, që është i nevojshëm për miratim nga OBSH-ja. Testimet e tjera në Turqi dhe Indonezi, megjithatë, kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit. Më herët OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00