Banka e Shqipërisë parashikon që prirja rritëse e inflacionit gjatë qershorit dhe korrikut, nxitur nga rritja e konsumit prej turizmit, të vijojë edhe në përfundim të sezonit turistik. Sipas bankës, inflacioni do të arrijë objektivin e vendosur prej saj, që është 3 për qind brenda gjashtë muajve të parë të viti të ardhshëm.