Demokratja Kamala Harris do të bëjë fushatë për herë të parë me Barack dhe Michelle Obamën, në disa evente të ndara javën e ardhshme, duke shpresuar të angazhojë një yll politik në ditët e fundit para zgjedhjeve në nëntor, tha një zyrtar i lartë i fushatës. Ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij mbeten jashtëzakonisht popullorë mes bazës demokrate dhe pritet të jenë efikasë në fund të fushatës, duke u angazhuar në shtetet ku marzhi i fitores parashikohet të jetë i ngushtë.