Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump për përgjigjjen ndaj krizës me koronavirus.Në një bisedë private, ai e ka konsideruar përgjigjen amerikane ndaj pandemisë si “një katastrofë kaotike”. Obama ka thënë se dëshiron të luajë rol më të madh për të mbështetur Joe Bidenin në garën e tij për president në muajin nëntor. Rrjeti amerikan, CNN ka raportuar se deklaratat e tij të fundit janë bërë me qëllim të inkurajimit të ish-stafit të tij, për t’u angazhuar tani në fushatën e Bidenit.