Socialistët kanë reflektuar, pas debatit publik që lindi për shkak të draftit për barazinë gjinore, hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku kishte një qasje gjithëpërfshirëse gjinore, përtej përcaktimit tradicional: burrë dhe grua. Me firmën e kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla u depozituan 22 amendamente në komisionin për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale.