Shërbimet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Filizat’. Uniformat blu kanë vënë në pranga 4 shtetas, ndërsa për 4 shtetase është dhënë masa arrest në Shtëpi. Sipas policisë, pas hetimeve disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.