Agron Bejdolli është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Porositësi’, që një vit më parë zbuloi një rrjet të gjerë dhe mjaft aktiv vrasësish me pagesë në aksin Tiranë-Durrës. Bejdolli, njohur edhe si krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut u shpall në kërkim një vit më parë pas dëshmive të vëllezërve, Gentian dhe Indrit Beqiraj. Këta të fundit u morën peng prej tij dhe Rrumit të Shijakut, pasi dyshohet se ishin nisur për të vrarë një mikun e tyre.