Apeli I Posaccëm ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me burgim të perjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtarin e Golden Resort, ku dyshohet se u vra Jan Prenga. Festim Bexhdili u dënua përjetë në shtator 2022, por kishte apeluar vendimin që e shpallte fajtor për 4 akuza;, rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjesim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.